Në takimin e Xhedas dënohet plani Akordi i Shekullit
Përfaqësuesit e vendeve islamike në takimin e ministrave të jashtëm të OBI në Xheda të Arabisë Saudite, kanë dënuar planin Akordi i Shekullit mbi Palestinën dhe nuk kanë pranuar të ndjekin Arabinë Saudite në nxjerrjen e akuzave të saj kundër Iranit.
Ibrahim Asad ministër i jashtëm i Arabisë Saudite në takimin e Xhedas ka nxjerrë disa akuza boshe për gjoja ndërhyrjen e Iranit në punët e brendshme të vendeve të tjera mirëpo kjo deklaratë e tij u pasua me indiferencën dhe mos mbështetjen e vendeve të tjera islamike. Megjithatë përfaqësuesit e vendeve islamike, bisedimet e tyre i kanë përqendruar në tema të tjera dhe kryesisht në çështjen palestineze dhe i kanë dhënë të drejtë popullit paletinez që të ketë një vend të pavarur me kryeqytet Kodsin e Shenjtë. Përfaqësuesit e vendeve islamike në Xheda të Arabisë kanë dënuar qartazi planin komplotues Akordi i Shekullit dhe atë e kanë shpallur të dështuar. Reza Naxhafi, drejtori i departamentit të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, njëkohësisht kreu i delegacionit iranian në takimin e ministrave të jashtëm të OBI, duke reaguar ndaj akuzave të ngritura nga Ibrahim Assaf ministër i jashtëm i Arabisë Saudite, për gjoja ndërhyrjet e Iranit në punët e brendshme të vendeve të tjera ka thënë: Irani i hedh poshtë akuzat e ngritura nga ministri i jashtëm saudit. Irani si një vend themelues i OBI shpreson që takimi i Xhedas që organizohet në muajin e bekuar të Ramazanit, të forcojë akoma më shumë unitetin e ummetit islam dhe të përqendrohet në çështje themelore dhe parësore të botës islame d.m.th. tek çështja e Palestinës. Në takimin e ditës së enjte të OBI që organizohet në Xheda të Arabisë Saudite, Irani ka shprehur qëndrimin e tij në solidaritet të Palestinës dhe ka shprehur qartazi kundërshtimin e tij me dokumentin që mund të komentohej si njohje e regjimit sionist.