Takim katërpalësh në Bagdad të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88386-takim_katërpalësh_në_bagdad_të_irakut
Përfaqësuesit e Iranit, Rusisë, Irakut dhe Sirisë ditën e enjte janë mbledhur në një takim në Bagdad kryeqytetin e Irakut ku kanë diskutuar mbi situatën e luftës kundër terrorizmit, lëvizjet e grupeve terroriste në rajon dhe kanë shkëmbyer pikëpamje për tema të ndryshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 31, 2019 04:25 Europe/Tirane
  • Takim katërpalësh në Bagdad të Irakut

Përfaqësuesit e Iranit, Rusisë, Irakut dhe Sirisë ditën e enjte janë mbledhur në një takim në Bagdad kryeqytetin e Irakut ku kanë diskutuar mbi situatën e luftës kundër terrorizmit, lëvizjet e grupeve terroriste në rajon dhe kanë shkëmbyer pikëpamje për tema të ndryshme.

Koordinimi mbi luftën kundër bërthamave të fshehura dhe të mbetura të grupeve terroriste, diskutimi i rrugëve për zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit sidomos në fushën e sigurisë ishin të tjera tema të trajtuara në takimin katërpalësh të Bagdadit. Saad Alak drejtori i shërbimit informativ të ushtrisë irakiane dhe kreu i qendrës për shkëmbimin e informacioneve katërpalëshe, pasi vuri në dukje formimin e kësaj qendre në vitin 2015 ka thënë se bashkëpunimi informativ ka qenë i dobishëm në luftën kundër terrorizmit. Mustafa Moradian, atasheu ushtarak i Iranit dhe kryetari i delegacionit iranian në qendrën e shkëmbimit të informacioneve ka thënë se aktivitetet e Iranit në këtë qendër kanë ndihmuar në luftën kundër terrorizmit dhe theksoi vazhdimin e bashkëpunimit katërpalësh deri në eliminimin e plotë të terrorizmit në rajon.