OBI, Kodsin dhe rajonin Golan i konsideron rajone të pushtuara
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88403-obi_kodsin_dhe_rajonin_golan_i_konsideron_rajone_të_pushtuara
Në takimin e krerëve të vendeve anëtare të OBI, me anë të një deklarate Kodsin dhe rajonin Golan i ka cilësuar rajone të pushtuara.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 01, 2019 09:40 Europe/Tirane
  • OBI, Kodsin dhe rajonin Golan i konsideron rajone të pushtuara

Në takimin e krerëve të vendeve anëtare të OBI, me anë të një deklarate Kodsin dhe rajonin Golan i ka cilësuar rajone të pushtuara.

Në deklaratën e OBI thuhet se çdo veprim i jashtëligjshëm i dhe i papërgjegjshëm që e njeh Kodsin si kryeqytet të regjimit sionist është veprim i papranueshëm dhe i dështuar. Në këtë deklaratë Kodsi njihet si kryeqytet i Palestinës dhe thuhet se OBI thekson në të drejtën e Palestinës për përcaktimin e fatit të saj dhe njëkohësisht thekson mbështetjen për të drejtën e palestinezëve për tu kthyer në vendin e tyre. Deklarata në vazhdim thotë se Paqja dhe Siguria në rajonin e  Lindjes së Mesme nuk do të realizohet deri në tërheqjen e plotë të regjimit sionist nga rajonet pushtuara të vitit 1967 dhe sidomos nga Kodsi i shenjtë. OBI, rajonin e pushtuar Golan e ka quajtur një territor arab dhe nga presidenti amerikan ka kërkuar të tërheqë vendimin e njohjen e sovranitetit të izraelit më këtë rajon.