Mungesa e rëndësishme e Erdogan në samitin e OBI në Meke
Një prej fotoreporterëve të agjencisë së lajmeve franceze ka deklaruar se presidenti i Turqisë nuk ka marrë pjesë në një prej samiteve kyçe të Organizatës për Bashkëpunim Islamik që përfundoi punimet sot (të shtunën) në mëngjes në Meke të Arabisë Saudite.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se në vend të Rexhep Taip Erdogan, Turqinë e ka përfaqësuar Mevlyt Çavushoglu, ministri i punëve të jashtme të Turqisë në këtë konferencë.
Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, nëse do të udhëtonte në Meke, atëherë kjo do të ishte vizita e tij e parë në Arabinë Saudite pas vrasjes së egër të gazetarit Jamal Khashoggi në tetor të vitit të kaluar në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, një ngjarje kjo që dëmtoi rëndë imazhin ndërkombëtar të Muhamed bin Selman, princit të kurorës së Arabisë Saudite.
Jamal Khashoggi ishte një publicist dhe kolumnist i gazetës amerikan “Washington Post” i cili në tetor të vitit të kaluar u vra dhe trupi i tij u copëtua copa-copa në konsullatën saudite në Stamboll ndërsa Arabia Saudite këtë veprim e quajti një “vrasje kokë në vete”, mirëpo analistët e CIA-s akuzuan Muhamed bin Selman për këtë krim.
Prokurorët e Arabisë Saudite e konsideruan të pafajshëm Muhamed bin Selman në këtë dosje dhe deklaruan se rreth 12 personave kishin dorë në këtë vrasje dhe ata janë arrestuar dhe po pesë prej tyre pritet të dënohen me ekzekutim me vrasje.
Erdogan ka deklaruar se urdhri për vrasjen e Jamal Khashoggi është lëshuar nga nivelet shumë të larta të qeverisë së Riadit, mirëpo nuk e konsideroi Muhamed bin Selman fajtor në mënyrë të drejtpërdrejtë.