Një autobombë shpërthen në qytetin Raka të Sirisë
(last modified Sun, 02 Jun 2019 11:52:48 GMT )
Qershor 02, 2019 13:52 Europe/Tirane
  • Një autobombë shpërthen në qytetin Raka të Sirisë

Shpërthimi i një autobombe në qytetin Raka në veri të Sirisë ka shkaktuar vrasjen e të paktën 10 personave dhe plagosjen e 20 të tjerëve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ky shpërthim ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në afërsi të një postblloku të forcave demokratike kurde të Sirisë në rajonin Davar Al-Na’im në qytetin Raka.

Si pasojë e këtij shpërthimi janë vrarë pjesë civilë dhe pesë pjesëtarë të forcave demokratike kurde të Sirisë.

Terroristët pasi kanë pësuar disfata të njëpasnjëshme përball forcave siriane, kanë filluar të kryejnë më shumë sulme me shpërthime dhe vrasjen e popullatës civile të Sirisë në rajone të ndryshme të këtij vendi.

Tags