Saib Arikat kërkon bojkotimin e të dërguarve të Trump në rajon
Sekretari i komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës ka kërkuar bojkotimin e grupit të dërguar nga presidenti amerikan Donald Trump në vendet arabe për të fituar mbështetjen e tyre ndaj planit të ashtuquajtur “akordi i shekullit”.
Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se Saib Arikat ditën e hënë në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar: “Edhe njëherë kërkojmë nga vëllezërit arabe që në kuadër të mbështetjes ndaj idealit të popullit të Palestinës, të mos pranojnë bisedime me mbështetësit e kolonëve sionist (Jared Kushner, dhëndrin dhe këshilltarin e Trump, Xhejson Grinblat, të dërguarin special të Amerikës për çështje të Lindjes së Mesme dhe David Fridman, ambasadorin e Amerikës në Palestin)”.
Saib Arikat duk vë në dukje qëndrimet anti-palestineze të Kushner, shtoi: “Kushner nuk i kushton vëmendje palestinezëve dhe me këtë qasje ai e ka larguar vetën nga roli në procesin e paqes”.
Deklaratat e Arikat janë bërë në kohën kur Kushner në një intervistë me kanalin televiziv HBO, ka thënë se palestinezët gëzojnë të drejtën për përcaktimin e fatit të tyre dhe pa folur fare për formimin e shtetit të pavarur të Palestinës, ka shprehur dyshime në lidhje me aftësitë e palestinezëve për shtetformim dhe administrimin e çështjeve përkatëse. Këto deklarata janë shoqëruar me protestën dhe kundërshtimin e gjerë të autoriteteve palestineze. Para kësaj, një funksionar i lartë i qeverisë së Trump ka bërë të ditur prezantimin e një pjese të planit të ashtuquajtur “akordi i shekullit” që përfshinë organizimin e një konference për thithjen e investimeve për Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe rajonin.
Thuhet se kjo konferencë administrohet nga Jared Kushner dhe Xhejson Grinblat.