Vriten dhe plagosen 19 forca irakiane në rrethinën e Bagdadit
Si pasojë e sulmeve të kryer kundër forcave të sigurisë dhe Khashd Sha’bi të Irakut në pjesën veriore dhe jugore të Bagdadit, janë vrarë katër persona dhe janë plagosur 15 të tjerë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forcat ushtarake të Irakut në rajonin Al-Taremija në veri të Bagdadit janë sulmuar nga persona të panjohur dhe si pasojë e këtij sulmi janë vrarë 3 ushtarë dhe janë plagosur gjashtë të tjerë.
Njëkohësisht me këtë sulm, terroristët kanë sulmuar edhe forcat e Khashd Sha’bi të Irakut në rajonin Xherful-Sakhar në jug të Bagdadit ku si pasojë është vrarë një pjesëtar i këtyre forcave dhe janë plagosur 9 persona të tjerë.
Pavarësisht thyerjes së grupit terrorist takfirist ISIS dhe çlirimit të të gjitha rajoneve të Irakut nga pushtimi i tyre, elementët e mbetur të këtij grupi terrorist akoma po vazhdojnë të kryejnë sulme kundër popullatës civile dhe forcave të sigurisë së Irakut.