Hanije: Populli i Palestinës të jetë vigjilent përball komploteve të sionistëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88531-hanije_populli_i_palestinës_të_jetë_vigjilent_përball_komploteve_të_sionistëve
Shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) kërkoi që palestinezët të jenë vigjilentë përball komploteve të sionistëve dhe planit të ashtuquajtur “akordi i shekullit”.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 05, 2019 13:17 Europe/Tirane
  • Hanije: Populli i Palestinës të jetë vigjilent përball komploteve të sionistëve

Shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) kërkoi që palestinezët të jenë vigjilentë përball komploteve të sionistëve dhe planit të ashtuquajtur “akordi i shekullit”.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të Hamas, të martën ka lëshuar një deklaratë dhe duke uruar festën e Fitër Bajramit për popullin palestinezë dhe për të gjithë popujt arabë dhe myslimanë, deklaroi se të gjithë grupet palestineze duhet të jenë vigjilentë dhe plotësisht të vetëdijshëm për komplotin kundër Palestinës i ashtuquajtur “akordi i shekullit”.

Ai tha se ky plan është tërësisht kundër idealeve dhe të drejtave të popullit të Palestinës.