Falet namazi i Fitër Bajramit në Xhaminë Al Aksa
(last modified Wed, 05 Jun 2019 11:33:51 GMT )
Qershor 05, 2019 13:33 Europe/Tirane
  • Falet namazi i Fitër Bajramit në Xhaminë Al Aksa

Me dhjetëra mijëra palestinezë janë mbledhur në Xhaminë Al Aksa dhe kanë falur namazin e Fitër Bajramit.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se palestinezët në Bregut Perëndimor të Lumit Jordan, të territoreve të pushtuara dhe të Kodsit të shenjtë sot në mëngjes (të mërkurën) janë mbledhur në xhaminë Al Aksa dhe kanë marrë pjesë në ceremoninë e faljes së namazit të Fitër Bajramit.

Një numër i madh i banorëve të Kodsit të shenjtë për shkak të kufizimeve të vendosura nga regjimi sionist, namazin e Fitër Bajramit e kanë falur në rrugë dhe në zona rreth Xhamisë Al Aksa.  

Banorët e Rripit të Gazës namazin e Fitër Bajramit e kanë falur pranë tendave të protestave për të drejtën e kthimit. Khalil Al-Haje, anëtar i lartë i lëvizjes Rezistenca Islamike Palestineze (Hamas), në ceremoninë e namazit të Fitër Bajramit në Gaza, kërkoi nga popujt arabë dhe myslimanë që të bashkohen për t’i dhënë fund përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist dhe të marrin masat për ta kundërshtuar projektin sionist-amerikan dhe për t’u përballur me rreziqet që ndodhen para çështjes së Palestinës.

Tags