Hamasi reagon ndaj veprimit të fundit të Amerikës
Kreu i zyrës politike të lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas, ka reaguar ndaj veprimit të fundit të Amerikës e cila i ka dorëzuar regjimit sionist një dijetar palestinez, veprim ky që bie ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare.
Ismail Hanieh në reagimin e tij ka thënë se përgjegjësia për shëndetin dhe jetën e Abdul’halim Ashgar bie mbi qeverinë amerikane. Ashgar ka lindur në vitin 1958 dhe studimet e tij i ka ndjekur në disa universitete amerikane. Ai në vitin 2003 është arrestuar për shkak të anëtarësimit në lëvizjen Hamas dhe është dënuar me 4 vjet arrest shtëpiak. Më pas në vitin 2007 ai u transferua në një prej burgjeve amerikane pasi u dënua me 11 vjet heqje lirie. Pas përfundimit të dënimit autoritetet amerikane këtë dijetar palestinez e kanë dorëzuar tek regjimi sionist. Në vitin 2005 Ashgar ishte kandidat për postin e kryetarit të AAP.