Vriten me dhjetëra terroristë në provincën Hamah të Sirisë
Qershor 08, 2019 17:09 Europe/Tirane
Në sulmin e ushtrisë së Sirisë në pjesën veriore të provincës Hamah në perëndim të Sirisë, janë vrarë të paktën 140 terroristë.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se ushtria e Sirisë ka kryer disa operacione në veri të provincës Hamah dhe ka neutralizuar sulmet e terroristëve të grupit Tahrir Sham dhe grupeve aleate të tyre që kishin objektiv pozicionet e ushtrisë siriane.
Ushtria siriane gjithashtu gjatë operacioneve në qytezën Al-Xhebin dhe në lartësitë Al-Malah në provincën Hamah, u ka dhënë goditje të rënda terroristëve.
Nga ana tjetër avionët luftarakë të ushtrisë siriane kanë bombarduar pozicionet e terroristëve të jug të provincës Idlib.
Tags