Vritet një prej komandantëve të lartë të terroristëve në Hamah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88628-vritet_një_prej_komandantëve_të_lartë_të_terroristëve_në_hamah
Ushtria e Sirisë në luftimet që po zhvillon kundër grupit terrorist Xhejshul Aza në provincën Hamah ka vrarë një prej komandantëve të këtij grupi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 09, 2019 04:29 Europe/Tirane
  • Vritet një prej komandantëve të lartë të terroristëve në Hamah

Ushtria e Sirisë në luftimet që po zhvillon kundër grupit terrorist Xhejshul Aza në provincën Hamah ka vrarë një prej komandantëve të këtij grupi.

Abdul’baset Sarvet komandant i lartë i grupit terrorist Xhejshul Aza, që ishte komandant i brigadës Homseul Dia është vrarë në luftimet e zhvilluara me ushtrinë siriane. Në sulmin e ushtrisë së Sirisë në pjesën veriore të provincës Hamah në perëndim të Sirisë, janë vrarë të paktën 140 terroristë. Kanali televiziv Al Alam njoftoi se ushtria e Sirisë ka kryer disa operacione në veri të provincës Hamah dhe ka neutralizuar sulmet e terroristëve të grupit Tahrir Sham dhe grupeve aleate të tyre që kishin objektiv pozicionet e ushtrisë siriane. Ushtria siriane gjithashtu gjatë operacioneve në qytezën Al-Xhebin dhe në lartësitë Al-Malah në provincën Hamah, u ka dhënë goditje të rënda terroristëve. Nga ana tjetër avionët luftarakë të ushtrisë siriane kanë bombarduar pozicionet e terroristëve të jug të provincës Idlib.