Vazhdojnë sulmet e sionistëve kundër xhamisë Al Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88677-vazhdojnë_sulmet_e_sionistëve_kundër_xhamisë_al_aksa
Ministria e vakëfeve të Palestinës njoftoi se gjatë muajit maj të këtij vitit, regjimi sionist ka sulmuar të paktën 30 herë xhaminë Al Aksa dhe është përleshur me besimtarët që falin namazin në këtë xhami.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 11, 2019 05:17 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet e sionistëve kundër xhamisë Al Aksa

Ministria e vakëfeve të Palestinës njoftoi se gjatë muajit maj të këtij vitit, regjimi sionist ka sulmuar të paktën 30 herë xhaminë Al Aksa dhe është përleshur me besimtarët që falin namazin në këtë xhami.

Agjencia Maa e lajmeve në Palestinë njoftoi se ministria e vakëfeve dhe e çështjeve fetare të Palestinës ka bërë të ditur se përveç sulmeve, regjimi sionist në 42 raste ka penguar këndimin e ezanit në xhaminë Al Aksa. Ministria në fjalë duke përmendur rastet kur regjimi sionist ka penguar faljen e namazit nga besimtarët myslimanë në xhaminë Al Aksa ka thënë: Pushtuesit sionistë edhe në muajin e ramazanit kanë bërë veprime provokuese dhe nxitëse kundër xhamisë Al Aksa. Forcat e regjimit sionist për të lejuar besimtarët që të falin namazin në Xhami atyre u merr kartat e identitetit përpara futjes në xhami dhe në shumë rast pas daljes së besimtarëve ka arrestuar disa prej tyre. Vlen të theksohet se sipas UNESCO-s xhamia Al Aksa u përket myslimanëve dhe nuk aspak lidhje me hebrenjtë.