Trupat izraelite hapin zjarr në qendrën e sigurisë palestineze
Forcat izraelite kanë hapur zjarr ndaj një selie të sigurisë palestineze në qytetin e pushtuar të Bregut Perëndimor Nablus, duke plagosur të paktën një oficer palestinez.
Guvernatori i Nablusit, Ibrahim Ramadan, tha se një grup i forcave izraelite ka qëlluar selinë duke bllokuar ndërtesën dhe duke qëlluar në të "drejtpërsëdrejti dhe pa justifikim", të, duke plagosur një roje sigurie dhe duke shkaktuar dëme materiale. Raporte të tjera thonë se dy oficerë palestinezë të sigurisë u plagosën gjatë sulmit. Ushtria izraelite pretendoi se trupat kishin hapur zjarr pasi forcat e sigurisë palestineze nuk ju kanë bindur urdhrave të tyre për lejimin e kërkimit "të të dyshuarve". Por Ramadani hodhi poshtë pretendimet si trillime dhe vuri në dukje se forcat izraelite kishin hapur zjarr në drejtim të ndërtesës pa justifikim. "Ne nuk duhet të heshtim para akte të tilla. Qëllimi i tyre ishte të vrisnin. Plumbat thyen dritaret dhe goditën zyrat", tha Ramadani.