Shkatërrohen zonat antike të Sirisë gjatë sulmeve të grupeve terroriste
(last modified Wed, 12 Jun 2019 11:18:13 GMT )
Qershor 12, 2019 13:18 Europe/Tirane
  • Shkatërrohen zonat antike të Sirisë gjatë sulmeve të grupeve terroriste

Drejtoria e Muzeve dhe Zonave Antike të Sirisë ka deklaruar se të paktën 10 mijë zona antike të këtij vendi ndodhen në shkatërrim dhe plaçkitje masive.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Mahmud Hamud, drejtori i përgjithshëm i muzeve dhe zonave antike të Sirisë, duke thënë se gërmimet e paligjshme kanë shkatërruar civilizimin e Sirisë, shtoi: "Të paktën dhjetë milionë objekte historike-antike janë plaçkitur dhe janë dërguar jashtë Sirisë nëpërmjet kufijve të përbashkëta të Sirisë me Turqinë, Jordaninë dhe Palestinën e pushtuar".

Kriza e Sirisë ka filluar që nga viti 2011 me sulmet e gjera të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatet e tyre me qëllime që ta rrëzojnë qeverinë legjitime të këtij vendi dhe t'i drejtojnë zhvillimet rajonale në favor të Izraelit.