29 palestinezë të martirizuar gjatë muajit të kaluar
Gjatë sulmeve barbare të avionëve luftarakë të regjimit sionist në vendbanime civile të Palestinës gjatë në muajin e kaluar, (maj 2019), 27 persona në mesin e tyre edhe një anëtar i ekipeve emergjente dhe 4 gra në rripin e Gazës dhe 2 persona të tjerë në Bregun Perëndimor janë martirizuar.
Qendra palestineze për informim njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë muaji maj përveçse kanë arrestuar 370 palestinezë në mesin e tyre edhe disa fëmijë dhe persona invalid, kanë lëshuar edhe 30 urdhër arresti të përkohshëm për palestinezët.
Forcat ushtarake të regjimit sionist gjithashtu kanë dëbuar 16 qytetarë palestinezë nga Xhamia Al Aksa dhe qyteti Kodsi i shenjtë ndërsa me dhjetëra palestinezë të tjerë duke përfshirë edhe disa roje të kompleksit të Xhamisë Al Aksa i kanë futur në burg shtëpiak dhe i kanë vendosur gjoba të rënda.