Deklarata e kryetarit të parlamentit libanez mbi bisedimet Teheran-Riad
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88735-deklarata_e_kryetarit_të_parlamentit_libanez_mbi_bisedimet_teheran_riad
Kryetari i parlamentit libanez Nabih Berri tha se nga bisedimet midis Teheranit dhe Riadit do të përfitojnë jo vetëm Irani dhe Arabia Saudite, por edhe shtetet e tjera arabe, duke përfshirë Libanin dhe Palestinën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 13, 2019 04:35 Europe/Tirane
  • Deklarata e kryetarit të parlamentit libanez mbi bisedimet Teheran-Riad

Kryetari i parlamentit libanez Nabih Berri tha se nga bisedimet midis Teheranit dhe Riadit do të përfitojnë jo vetëm Irani dhe Arabia Saudite, por edhe shtetet e tjera arabe, duke përfshirë Libanin dhe Palestinën.

Të premten i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të spitalit Al-Zahra, ai theksoi fqinjësinë e mirë dhe mungesën e konfliktit me vendet arabe dhe ato fqinjë. Duke iu referuar dy konferencave të fundit arabe kushtuar Iranit, ai tha, "Ne besojmë se zhvillimi i mirëkuptimit me Iranin është më pak i kushtueshëm sesa konflikti me të."  "Prioriteti ynë është përcaktimi i kufijve detarë dhe eliminimi i rreziqeve detare të regjimit sionist, meqë armiku ka hedhur një sy lakmues ndaj pasurive tona detare, por Libani kurrë nuk do të heqë dorë nga të drejtat e tij ", tha ndër të tjera kryetari i parlamentit të Libanit.