Deklarata e kryetarit të parlamentit libanez mbi bisedimet Teheran-Riad
Kryetari i parlamentit libanez Nabih Berri tha se nga bisedimet midis Teheranit dhe Riadit do të përfitojnë jo vetëm Irani dhe Arabia Saudite, por edhe shtetet e tjera arabe, duke përfshirë Libanin dhe Palestinën.
Të premten i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të spitalit Al-Zahra, ai theksoi fqinjësinë e mirë dhe mungesën e konfliktit me vendet arabe dhe ato fqinjë. Duke iu referuar dy konferencave të fundit arabe kushtuar Iranit, ai tha, "Ne besojmë se zhvillimi i mirëkuptimit me Iranin është më pak i kushtueshëm sesa konflikti me të." "Prioriteti ynë është përcaktimi i kufijve detarë dhe eliminimi i rreziqeve detare të regjimit sionist, meqë armiku ka hedhur një sy lakmues ndaj pasurive tona detare, por Libani kurrë nuk do të heqë dorë nga të drejtat e tij ", tha ndër të tjera kryetari i parlamentit të Libanit.