Hezbullahu i Irakut: Do të qëndrojmë pranë Iranit
Brigada e Hezbullahut të Irakut edhe një herë ka shprehur mbështetjen për rezistencën në rajon dhe në krye të saj për RII kundrejt kërcënimeve të Amerikës.
Xhafar Huseini, zëdhënës i brigadë së Hezbullahut të Irakut ditën e enjte ka deklaruar se rezistenca irakiane natë e ditë është pranë Iranit. Huseini shtoi se rezistenca islamike e Irakut mbështet të drejtat e popujve përballë forcave kriminale mes tyre të Amerikës dhe u shtrëngon duart atyre në rezistencën përballë sulmeve të Uashingtonit. Që nga koha e shtimit të presioneve të Uashingtonit kundër Teheranit, shumë grupe, personalitete dhe parti politike në Irak, se bashku me autoritetet e Irakut janë shprehur kundër politikave anti-iraniane të Amerikës dhe kanë theksuar forcimin e marrëdhënieve dhe ta bashkëpunimit me Iranin. Amerika prej 8 majit në kuadër të politikës së presioneve maksimale ka dalë nga marrëveshja bërthamore dhe ka rikthyer sanksionet kundër RII.