Katari reagon ndaj sulmit kundër dy anijeve në Detin e Omanit
Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit ka kërkuar kryerjen e hetimeve ndërkombëtare në lidhje me sulmin ndaj dy anijeve transportuese të naftës në Detin e Omanit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit ka lëshuar një deklaratë në lidhje me sulmin nda dy anijeve transportuese të naftës në Detin e Omanit dhe e ka quajtur atë si veprim destruktiv dhe ka paralajmëruar në lidhje me kërcënimin e sigurisë në rajon.
Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit në këtë deklaratë ka thënë se sulmi ndaj anijeve transportuese të naftës ka pasoja të rrezikshme për sigurinë e rrugëve të tregtisë ndërkombëtare dhe ka kërkuar nga të gjitha palët që me vetëpërmbajtje të pengojnë shtimin e tensioneve.
Ndërkohë Republika Islamike e Iranit ka paralajmëruar vendet e rajonit që të mos bien në kurthin e personave të cilët synojnë të përfitojnë nga destabilizimi i rajonit.