Abul’gejt: Përballja me Izraelin e domosdoshme
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88780-abul’gejt_përballja_me_izraelin_e_domosdoshme
Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Abul’gejt e ka quajtur të domosdoshëm përballjen me veprimet e regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 15, 2019 04:33 Europe/Tirane
  • Abul’gejt: Përballja me Izraelin e domosdoshme

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Abul’gejt e ka quajtur të domosdoshëm përballjen me veprimet e regjimit sionist.

Në një takim që pati me Antonio Guterres, sekretarin e përgjithshëm të OKB, Ahmed Abul’gejt tha se bota duhet të përballet me veprimet e regjimit sionist që kanë për qëllim shkatërrimin e procesit për zgjidhjen e çështjes palestineze. Ai theksoi se regjimi sionist synon shkatërrimin e procesit të kompromisit dhe zgjidhjes së çështjes palestineze me qëllim që të legjitimojë pushtimin e Palestinës. Abul’gejt e konsideroi të domosdoshme zbatimin e rezolutave ndërkombëtare dhe detyrimin e regjimit sionist që të zbatojë këto rezoluta. Mahmud Afifi zëdhënësi i Ligës i Arabe, takimin mes Abul’gejt dhe Guterres e ka quajtur të dobishëm, pasi në këtë takim është diskutuar mbi zhvillimet dhe krizat në rajonin e Azisë Perëndimore.