Lufta e madhe brenda në territorin e Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88849-lufta_e_madhe_brenda_në_territorin_e_arabisë_saudite
Një anëtar i zyrës politike të lëvizjes Ansarullah të Jemenit duke thënë se "koha e luftës së madhe po afron", deklaroi se ky konflikt do të zhvillohet brenda në territorin e armikut saudit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 17, 2019 03:32 Europe/Tirane
  • Lufta e madhe brenda në territorin e Arabisë Saudite

Një anëtar i zyrës politike të lëvizjes Ansarullah të Jemenit duke thënë se "koha e luftës së madhe po afron", deklaroi se ky konflikt do të zhvillohet brenda në territorin e armikut saudit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se njëkohësisht me shtimin e sulmeve raketore dhe me dronë të forcave jemenase kundër pozicioneve të Arabisë Saudite, Muhamed Naser Al-Bakhiti, anëtari i zyrës politike të lëvizjes Ansarullah të Jemenit, në faqen e tij në Facebook, ka shkruar: "Koha e luftës së madhe po afrohet". Ai shtoi: "Kjo është e drejta e popullit të Jemenit që ta sulmojë armikun në territorin dhe në pozicionet e veta dhe t'i shkaktojë dëme materiale për kompensuar dëmet e veta". Muhamed Al-Bakhiti në vazhdim ka kërkuar nga fiset jemenase që në rast të fillimit të sulmit, që të bëjnë dallim mes pronave publike dhe private dhe duhet të krijohet një koordinim mes atyre dhe "liridashësve" brenda në Arabinë Saudite. Ai ka theksuar: "Kjo është për arsye se ne jemi forca çlirimtare, jo pushtuese". Sipas faqes informative "Al-Kuds Al-Arabij", këto deklarata të Al-Bakhiti tregojnë ndryshimin e zhvillimeve të luftës në favor të myslimanëve Huthi dhe ndryshimin e pozicionit të tyre nga mbrojtja në sulm dhe pasi kanë kaluar 4 vite, aktualisht Arabia Saudite ndodhet në një pozicion për ta mbrojtur veten. Një burim ushtarak i Jemenit i cili në mënyrë unanime i ka thënë gazetës "Al-Kuds Al-Arabij" se arsye e shtimit të forcës ushtarake të myslimanëve Huthi në këtë fazë është poshtërimi i Arabisë Saudite në konfliktin e Jemenit dhe zgjatja e periudhës së luftës. Ndërkohë Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu në vend të përpjekjeve përsëri në pushtet ish-presidentin jemenas Mansur Hadi, synojnë vetëm realizimin e interesave të tyre dhe pushtimin e rajoneve jetike në Jemen. Forcat e ushtrisë së Jemenit edhe një herë kanë sulmuar bazat dhe pozicionet e ushtrisë së Arabisë saudite në rajonin Xhizan. Pas një sulmi të ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit kundër bazave të ushtrisë saudite në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite, janë vrarë dhe plagosur disa ushtarakë sauditë. Snajperistët jemenas kanë vrarë të paktën 5 ushtarakë sauditë në provincën Xhizan të Arabisë Saudite. Ushtria jemenase ka sulmuar me raketa fshatin Kamar në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite. Ndërsa ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë sulmuar rajonin Tale Rexhale në provincën Nexhran po në jug të Arabisë Saudite. Deri tani vetëm mediat saudite kanë pohuar vrasjen dhe plagosjen e ushtarakëve sauditë në zonat kufitare me Jemenin. Në sulmet ajrore të avionëve luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në provincën Haxhe në perëndim të Jemenit, janë vrarë tre fëmijë jemenas. Në këtë sulm, është goditur një shtëpi në qytezën Abas në Haxhe dhe përveç vrasjes së këtyre tre fëmijëve, është plagosur rëndë edhe një grua. Sipas burimeve jemenase, numri i viktimave të këtij sulmi mund të shtohet më shumë. Forcat e koalicionit agresor të Arabisë Saudite gjithashtu kanë sulmuar edhe rajone të ndryshme në provincat Al-Hudejdah, Sana dhe Sa'de të Jemenit. Vlen të theksohet se prej vitit 2015, Arabia Saudite ka nisur agresionin e saj ushtarak kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit në pushtet të Abdarabuh Mansur Hadi, ish presidenti i vetë dorëhequr i Jemenit. Ky sulm ka vrarë dhe plagosur me mijëra civilë të pafajshëm jemenas, ka shpërngulur me miliona të tjera dhe ka dëmtuar tej mase infrastrukturën e vendit.