Netanjahu emëron me emrin Trump një zonë në lartësitë Golan
(last modified Mon, 17 Jun 2019 06:02:33 GMT )
Qershor 17, 2019 08:02 Europe/Tirane
  • Netanjahu emëron me emrin Trump një zonë në lartësitë Golan

Kryeministri i regjimit sionist për të falënderuar presidentit amerikan për njohjen e lartësive të pushtuara Golan si pjesë e territorit të regjimit sionist, një zonë në këtë rajon e ka emëruar me emrin Trump.

Kjo është në kohën kur sekretari i përgjithshëm i OKB ka thënë se rajoni pushtuar Golan i përket Sirisë. Antonio Guterres tha se OKB vazhdon ta konsiderojnë lartësitë Golan si pjesë e territorit të Sirisë. OKB thekson domosdoshmërinë e respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë, mes tyre edhe të lartësive Golan. Sekretari i përgjithshëm i OKB tha se lartësitë Golan janë pjesë e territorit të Sirisë dhe se Izraeli e ka pushtuar këtë rajon. Vlen të theksohet se Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e njohu sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë Golan - rajon të cilin forcat izraelite e kanë pushtuar nga Siria në fazat e fundit të Luftës Gjashtëditëshe të vitit 1967. Duke nënshkruar njohjen zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Shtetet e Bashkuara është dashur ta bëjnë një hap të tillë "disa dekada më parë". Netanjahu tha se njohja nga Trumpi e bën aleancën midis Izraelit dhe Amerikës "më të fortë dhe më të madhe se kurrë". Më herët, Siria deklaroi se është e vendosur të rimarrë Lartësitë  Golan "përmes të gjitha mjeteve në dispozicion".

Tags