Shtohen mosmarrëveshjet mes Riadit dhe Abu Dhabit në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88882-shtohen_mosmarrëveshjet_mes_riadit_dhe_abu_dhabit_në_jemen
Ministri i transportit në qeverinë e dorëhequr jemenase me rezidencë në Riad të Arabisë Saudite, i ka cilësuar të paqarta marrëdhëniet e kësaj qeverie me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ka kërkuar korrigjimin ose përfundimin e këtyre marrëdhënieve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 18, 2019 11:49 Europe/Tirane
  • Shtohen mosmarrëveshjet mes Riadit dhe Abu Dhabit në Jemen

Ministri i transportit në qeverinë e dorëhequr jemenase me rezidencë në Riad të Arabisë Saudite, i ka cilësuar të paqarta marrëdhëniet e kësaj qeverie me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ka kërkuar korrigjimin ose përfundimin e këtyre marrëdhënieve.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se si pasojë e shtimit të mosmarrëveshjeve mes Riadit dhe Abu Dhabit në çështje të Jemenit, një ministër i qeverisë së dorëhequr jemenase në Riad, ka kërkuar t'i jepet fund koalicionit me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Hadi Saleh Al-Xhabvani, ministri i transportit në qeverinë e dorëhequr të Jemenit të kryesuar nga Mansur Hadi, ka paralajmëruar në lidhje me vizitën e komandantëve të Këshillit Tranzitiv të Jugut të Jemenit në Abu Dhabi.

Sipas këtij burimi, Hadi Al-Xhabvani deklaroi: "Ne duhet t'i marrim seriozisht vizitat e komandantëve të Këshillit të Tranzicionit që i bëjnë jashtë vendit. Ata udhëtojnë drejtë Abu Dhabit".

Ai shtoi: "Marrëdhëniet me Abu Dhabin janë të paqarta dhe tani ka ardhur koha që qeveria në dorëheqje të korrigjojë marrëdhëniet e saj me Abu Dhabin ose t'i japë fund këtij koalicioni".

Së fundi deklaratat e autoriteteve të qeverisë së dorëhequr të Jemenit  të drejtuar nga Mansur Hadi janë shtuar kundër Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa prej tyre kanë kërkuar largimin e EBA nga koalicioni saudit.