OKB: Princi saudit duhet të hetohet për rastin Khashoggi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88915-okb_princi_saudit_duhet_të_hetohet_për_rastin_khashoggi
Raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara, Agnes Callamard, ka thënë se ekzistojnë të dhëna kredibile se princi saudit, Mohammed bin Salman dhe zyrtarë tjerë të lartë, janë individualisht përgjegjës për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 19, 2019 15:55 Europe/Tirane
  • OKB: Princi saudit duhet të hetohet për rastin Khashoggi

Raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara, Agnes Callamard, ka thënë se ekzistojnë të dhëna kredibile se princi saudit, Mohammed bin Salman dhe zyrtarë tjerë të lartë, janë individualisht përgjegjës për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi.

Callamard ka thënë se të dhënat duhet hetuar ende nga një trup i pavarur ndërkombëtar. Khashoggi është vrarë brenda konsullatës saudite në Stamboll nga agjentë sauditë. Autoritetet e Arabisë Saudite kanë thënë në anën tjetër se agjentët nuk kanë vepruar nën urdhrat e princit saudit. Mbretëria saudite është duke gjykuar 11 persona të paidentifikuar për vrasjen e Khashoggit dhe është duke kërkuar dënim me vdekje për pesë prej tyre. Mirëpo sipas Callamard, procesi gjyqësor ka dështuar që të përmbushë procedurat dhe standardet ndërkombëtare, andaj ka kërkuar pezullimin e këtij procesi. Khashoggi, 58-vjeçar, kolumnist për të përditshmen, The Washington Post, dhe kritik i zëshëm i princit Mohammed, është parë për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite më 2 tetor të vitit të kaluar, për të siguruar dokumentet që i duheshin për t’u martuar me të fejuarën e tij, Hatice Cengiz. Hetuesit kanë thënë se Khashoggit i është injektuar një sasi e madhe e drogës, që ka rezultuar me mbidozë. Më pas pjesëtarët e ambasadës është thënë t’i kenë copëtuar trupin dhe e kanë dërguar në një vend të panjohur jashtë konsullatës.