FBI ka heshtur për rastin Khashoggi
(last modified Thu, 20 Jun 2019 07:10:04 GMT )
Qershor 20, 2019 09:10 Europe/Tirane
  • FBI ka heshtur për rastin Khashoggi

FBI amerikane me gjithë deklaratën e fundit të OKB për mundësinë e përfshirjes së Bin Selman në vrasjen e gazetarit të njohur Jamal Khashoggi, ka preferuar të ruajë heshtjen dhe të mos prononcohet më tej për këtë rast.

Një eksperte e OKB-së që po heton vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi thotë se ka “prova të besueshme” që sugjerojnë se princi i kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman, është përgjegjës për vrasjen. Sipas Sky News, Agnes Callamard, raportuese speciale e OKB, ka rekomanduar një hetim për rolin e mundshëm të Muhamed bin Selmanit në vdekjen e gazetarit. Në një raport prej 101 faqesh në vrasjen e z. Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll tetorin e kaluar, zonja Callamard bën thirrje që OKB të kërkojë një hetim. Gjithsesi, ajo thekson se nuk ka asnjë përfundim mbi përgjegjësin e vrasjes, por përfundimi i vetëm i raportit është se ka prova të besueshme kundër Bin Selman, që meritojnë hetime të mëtejshme.

 

 

Tags