Rrëzohet droni i al-Nusras në Siri
Ushtria siriane rrëzoi një dron të terroristëve të Frontit al-Nusra pranë aeroportit ushtarak Hama.
Sistemet e mbrojtjes ajrore siriane kapën dhe qëlluan një dron i nisur nga anëtarët e grupit terrorist Front al-Nusra në provincën Hama në perëndim të vendit. Agjencia siriane e lajmeve SANA njoftoi të shtunën se njësitë e mbrojtjes ajrore të ushtrisë siriane ishin në gjendje të zbulonin dronin pasi iu afrua aeroportit ushtarak të Hama-s, që ndodhet rreth 200 km në veri të kryeqytetit Damask. Raporti shton se droni ishte i armatosur me raketa që përmbajnë eksplozivë të fuqishëm dhe se ishte i pajisur me një sistem lokalizimi GPS. Në të njëjtën kohë, forcat e Ushtrisë Siriane gjuajtën raketa në automjetet që transportonin terroristë rreth fshatit al-Nakir në rrethinat jugore të Idlibit.