Ushtria e Jemenit kryen sulme ndaj rajonit Xhizan të Arabisë Saudite
Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit me anë të disa dronëve të llojit "Kasef K2" kanë sulmuar aeroportin "Xhizan" në jug të Arabisë Saudite.
Kanali televiziv Al-Masira njoftoi se gjatë këtyre operacioneve të forcave jemenase, janë bombarduar platformat e dronëve që ka përdorur Arabia Saudite në agresionin ushtarak kundër Jemenit. Njësitë e dronëve të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit gjatë javëve të kaluara duke përdorur dronë, kanë bombarduar disa herë aeroportin Xhizan të Arabisë Saudite. Gjatë muajve të fundit pozicionet dhe bazat e forcave të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në rajone të ndryshme të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe janë sulmuar disa herë me dronë nga ana e forcave të Jemenit. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit.