Irakianët protestojnë përballë ambasadës së Bahrejnit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89110-irakianët_protestojnë_përballë_ambasadës_së_bahrejnit
Irakianët dje janë mbledhur përballë ambasadës së Bahrejnit në Bagdad për të protestuar kundër takimit anti-palestinez që mbahet në Bahrejn.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 28, 2019 03:39 Europe/Tirane
  • Irakianët protestojnë përballë ambasadës së Bahrejnit

Irakianët dje janë mbledhur përballë ambasadës së Bahrejnit në Bagdad për të protestuar kundër takimit anti-palestinez që mbahet në Bahrejn.

Të mbledhur përballë ambasadës ata janë shprehur kundër planit Akordi i Shekullit dhe kundër organizimit të takimit të Manamasë që është kundër popullit palestinez. Shumë prej protestuesve irakianë kaluan muret e ambasadës së Bahrejnit në Bagdad dhe mbi godinën e ambasadës kanë ngritur flamurin e Palestinës. Protestuesit irakianë gjithashtu kanë djegur flamurin e regjimit sionist, Bahrejnit, Amerikës dhe portretin e Donald Trump. Qeveria e Bahrejnit në reagim ndaj këtij akti, ka thirrur për shpjegime ambasadorin e saj në Irak. Takimi i parë ekonomik i Bahrejnit për zbatimin e planit amerikan Akordi i Shekullit u mbajt në kushtet e organizimit të protestave të gjera botërore, në Manama kryeqytetin e këtij vendi. shumë vende islamike dhe jo islame dhe të gjitha grupet palestineze e kanë bojkotuar këtë takim. Akordi i Shekullit është plani më i fundit i qeverisë amerikane për të eliminuar plotësisht të drejtat e palestinezëve. Ky plan është përpiluar në bashkëpunim me disa vende arabe mes tyre Arabia Saudite, EBA dhe Bahrejni.