Plagosen 6 palestinezë në protestat kundër konfiskimit të tokave të tyre
Forcat e regjimit sionist kanë sulmuar protestuesit palestinezë në BPLJ dhe kanë plagosur 6 prej tyre.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRNA e lajmeve sipas të cilës protestuesit palestinezë kanë kundërshtuar konfiskimin e tokave të tyre dhe kanë kërkuar dëbimin e kolonëve sionistë. Khaled Mansur, aktivist i njohur politik në Palestinë ka thënë se palestinezët kanë bërë rezistencë me duar bosh përballë pushtuesve dhe se rezistenca e tyre do të vazhdojë mirëpo forcat sionistë për dëbimin e palestinezëve po përdorin armë zjarri. Ahmed Zajd një prej pronarëve palestinezë të tokave në BPLJ ka thënë: “ Amerikanëve dhe armikut sionist u themi se kombi palestinez ka marrë iniciativën për mbrojtjen e atdheut nga i cili nuk do të largohet kurrë dhe janë pushtuesit ata që duhet të largohen. Ky shtetas palestinez shtoi se pas komplotit të pushtetarëve arabë kundër popullit palestinez, ky popull është ngritur me gurë për të mbrojtur tokën, Kodsit dhe simbolet e shenjta të palestinezëve. Regjimi pushtues sionist për të ushtruar presione ndaj palestinezëve ka nisur konfiskimin e tokave të tyre dhe dëbimin e palestinezëve me qëllim ndërtimin e kolonive sioniste në territoret e pushtuara.