12 avionë F-22 arrijnë në Katar
Burimet amerikane kanë njoftuar uljen e 12 avionëve të tipit F-22 në Katar.
Gazeta Uashington post thotë se avionët amerikan janë vendosur në bazën ajrore Abid të Katarit. Kjo bazë ajrore konsiderohet baza qendrore dhe kryesore e operacioneve të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore. Vlen të theksohet se veprimet provokuese dhe nxitëse të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore janë shtuar shumë me dërgimin e aeroplanmbajtëses Abraham Linkoln, avionëve bombardues B-52 si dhe shumë anijeve dhe avionëve të tjerë. Amerika, EBA, Arabia Saudite dhe regjimi sionist prej kohësh mundohen që me anë të planit të pretendimeve mashtruese kundër Iranit, të krijojnë një front të gjerë anti-iranian në shkallë botërore. Irani si një prej faktorëve kryesorë të frontit të rezistencës ka rol themelor në përballjen me komplotet dhe veprimet destruktive të boshtit Amerikë-Arabi Saudite-regjimi sionist.