Hanije dhe Mladenov bisedojnë rreth situatës në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89137-hanije_dhe_mladenov_bisedojnë_rreth_situatës_në_gaza
Shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) dhe koordinatori special i OKB për paqe në Lindjen e Mesme kanë zhvilluar një bisedë telefonike rreth situatës në Rripin e Gazës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 29, 2019 14:14 Europe/Tirane
  • Hanije dhe Mladenov bisedojnë rreth situatës në Gaza

Shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) dhe koordinatori special i OKB për paqe në Lindjen e Mesme kanë zhvilluar një bisedë telefonike rreth situatës në Rripin e Gazës.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi, Islamil Hanije, shefi i zyrës politike të Hamas, në një bisedë telefonike me Nikollaj Mladenov, ka theksuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura për stabilizimin e situatës në Rripin e Gazës dhe ka thënë se moszbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara nga ana e regjimit sionist, do të ketë pasoja negative.

Nga ana tjetër protesta e gjera të palestinezëve për të drejtën e kthimit dhe zhvillimet më të fundit në Rripin e Gazës ishin tema kryesore të bisedimeve të shefit të zyrës politike të lëvizjes Rezistenca Islamike Palestineze dhe koordinatorit special të OKB për çështje të Lindjes së Mesme.

Ditën e premte gjatë javës së 64-të të protestave të palestinezëve për të drejtën e kthimit në kufirin e Rripit të Gazës, forcat ushtarake të regjimit sionist kanë plagosur 49 palestinezë.