Plagosen 80 palestinezë gjatë përleshjeve në Kodsin e shenjtë
Në përleshjet e ashpra të palestinezëve me forcat ushtarake të regjimit sionist në qytezën Isavije në Kodsin e shenjtë, janë plagosur të paktën 80 palestinezë.
Qendra palestineze për informim duke cituar burimet lokale ka njoftuar zhvillimin e përleshjeve të ashpra mes palestinezëve me pushtuesit sionist që kanë filluar të premten në mbrëmje dhe kanë zgjatur deri të shtunën në mëngjes.
Përleshjet në qytezën Isavije kanë shpërthyer pas martirizimit të Muhamed Samir Abid, ish-të burgosurit palestinez të liruar i cili është vrarë nga forcat ushtarake sioniste.
Forcat ushtarake të regjimit sionist sot gjithashtu kanë burgosur të paktën 19 persona në qytezën Isavije që shumica e tyre kanë qenë anëtarë të familjes së martirit Muhamed Samir Abid.
Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka deklaruar se ditën e kaluar gjatë protestës për të drejtën e kthimit në Rripin e Gazës, forcat ushtarake të regjimit sionist kanë plagosur 49 palestinezë.