100 persona të vrarë gjatë luftimeve në veri të provincës Hamah
Observatori i të drejtave të njeriut në Siri ka raportuar se gjatë luftimeve që janë zhvilluar mes ushtrisë së Sirisë dhe grupeve militante terrorist të lidhura Frontin Nusra në veriperëndim të Sirisë, janë vrarë 100 persona.
Agjencia e lajmeve ISNA duke cituar gazetën “Ra’jul-Jeum”, njoftoi grupi i ashtuquajtur observatori i të drejtave të njeriut në Siri ka deklaruar, gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar luftimeve të ashpra në pjesën veriore të provincës Hamah në Siri.
Njësitë e ushtrisë së Sirisë në kundërpërgjigje të sulmeve të vazhdueshme të grupit terrorist Fronti Nusra ndaj fshatrave dhe qytezave në pjesën veriore të provincës Hamah, me sulme ajrore dhe të artilerisë ka bombarduar pozicionet e këtij grupi terrorist në dy fshatrat Al-Xhebin dhe Tel Malah dhe gjatë këtyre sulmeve janë shkatërruar pajisjet luftarake dhe linjat mbrojtëse të terroristëve të këtij grupi.
Vlen të theksohet se pjesa veriore e provincës Hamah është bërë arenë e shumë luftimeve të ashpra gjatë të cilave janë vrarë me dhjetëra persona.