Deputeti izraelit pohon paaftësinë e regjimit sionist përball Hamasit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89162-deputeti_izraelit_pohon_paaftësinë_e_regjimit_sionist_përball_hamasit
Një deputet i parlamentit të regjimit sionist ka pohuar paaftësinë e Tel Avivit përball lëvizjes Rezistenca Islamike Palestineze.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 30, 2019 10:24 Europe/Tirane
  • Deputeti izraelit pohon paaftësinë e regjimit sionist përball Hamasit

Një deputet i parlamentit të regjimit sionist ka pohuar paaftësinë e Tel Avivit përball lëvizjes Rezistenca Islamike Palestineze.

Faqja informative Al-Ahd njoftoi se Ram ben Barak, ish-zëvendësi i shefit të Mossad-it dhe deputet i parlamentit të regjimit sionist, vuri në dukje forcimin e kapaciteteve të Hamasit në krahasim me të kaluarën dhe deklaroi: "Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, nuk mund ta rigjejë forcën e tij mbrojtëse përball Hamasit".

Sipas Ram ben Barak, regjimi sionist pas përfundimit të valës së fundit të luftimeve me Rripin e Gazës, ndodhet në një pozitë të keqe.

Avigdon Lieberman, ish-ministri i luftës së regjimit sionist dhe lideri i partisë së ashtuquajtur "Izraeli Shtëpia Jonë", gjithashtu ditë më parë ka shprehur shqetësime për shtimin e forcës dhe kapaciteteve të Rezistencës Islamike Palestineze në Gaza.