Aksion i gjerë i forcave siriane në Hama
Forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga luftëtarët e grupeve të mbrojtjes popullore, kanë kryer një operacion të madh kundër militantëve të huaj të mbështetur nga takfiristët në provincën perëndimore Hama, duke shkaktuar humbje të mëdha në radhët e terroristëve.
Siç njofton agjencia ruse e lajmeve Sputnik, militantët al-Asa'ib al-Hamra (Brigada e Kuqe) e grupit terrorist Hajat Tahrir al-Sham të shtunën u infiltruan në fshatin al Hamamiat, që ndodhet në lagjen Maharaxh të provincës Hama dhe u përpoqën të sulmonin pozicionet ushtarake siriane në zonë. Njësitë e zbulimit të ushtrisë siriane, mbikëqyrën nga afër lëvizjet e tyre për orë të tëra, përpara se trupat qeveritare të fillonin një ofensivë të madhe, duke vrarë dhjetëra ekstremistë. Burimi shtoi se pastaj avionët luftarakë sirianë zbuluan mbetjet e grupeve terroriste të mbështetura nga jashtë dhe kryen një seri sulmesh ajrore kundër fortesave të tyre në qytetet e al-Lataminah, që ndodhet 39 kilometra në veriperëndim të Hama, Kafr Zita, el-Zakat dhe al-Arbain. Një numër i qendrave komanduese që i përkasin të ashtuquajturit grupi militant Xhejsh al-Izza (Ushtria e Lavdisë) u shkatërruan.