Bahrejn: U hiqet nënshtetësia 46 personave
Gjykata e Apelit në Bahrejn ditën e djeshme ka marrë vendim për heqjen e shtetësisë për 46 banorë të këtij vendi.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Irna sipas të cilës gjykata e Bahrejnit pa prezantuar asnjë fakt dhe duke i akuzuar personat në fjalë vetëm se kanë kundërshtuar regjimin Al Khalifa ka hequr shtetësinë e tyre dhe ka dhënë urdhër arresti për 138 bahrejnas të tjerë. Ndërkohë gjykata e Apelit ka anuluar vendimin e mëparshëm të gjykatës e cila u kishte hequr shtetësinë edhe 92 shtetasve bahrejnas. Mirëpo thuhet se 69 prej këtyre personave janë arrestuar dhe dënuar me burgim të përjetshëm ndërsa pjesa tjetër me nga 5-10 vjet heqje lirie. 8 vjet më parë më 14 shkurt të vitit 2011, populli bahrejnas me kërkesën për liri, eliminimin e diskriminimit dhe zgjedhjen e shtetit me votën e popullit u ngrit në protesta. Protestat që organizohen nga bahrejnasit përreth shtëpisë së sheik Isa Kasem në rajonin Deraz në Manama kryeqytetin e Bahrejnit tregojnë se sulmet ndaj klerikëve fetare janë vijë e kuqe e popullit bahrejnas dhe se ky popull kërkon përcaktimin e shtetit në formë demokratike dhe me votën e lirë.