Ansarullah reagon ashpër ndaj sulmeve të sionistëve në Siri
Zëdhënësi i lëvizjes popullore Ansarullah ka dënuar ashpër sulmin e sionistëve në Siri.
Muhamed Abdul’selam, dënoi ashpër sulmin e regjimit sionist në Siri që shkaktoi vrasjen e shumë civilëve. Sulmi i Izraeli është kryer njëkohësisht me hedhjen e disa hapave nga regjimet pro-sioniste të cilat i kanë dhënë guxim regjimit sionist të kërcënojë sigurinë e Sirisë dhe të rajonit. Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah ndër të tjera tha se rreziku i regjimit sionist i kanoset të gjithë ummetit islam. Vlen të theksohet se Forcat ajrore të regjimit sionist kanë sulmuar disa rajone në provincat e Damaskut dhe Homsit në Siri. Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se burimet ushtarake siriane të hënën (sot) kanë njoftuar për sulmin e forcave ajrore të regjimit sionist në provincat Damask dhe Homs të Sirisë. Ndërkohë pak orë më parë televizioni shtetëror i Sirisë ka njoftuar për neutralizimin e sulmeve ajrore të regjimit sionist në rrethin e qytetit Damask dhe në provincën Homs. Sipas këtij burimi, forcat siriane kanë rrëzuar të paktën 3 raketa të regjimit sionist. Burimet ushtarake të Sirisë kanë thënë se mbrojtja kundërajrore e Sirisë ka neutralizuar sulmet raketore të avionëve luftarak të regjimit sionist që janë kryer nga hapësira ajrore e Libanit ndaj pozicioneve të forcave ushtarake të Sirisë në Homs dhe Damask.