Zbulohet një varr masiv në Raka të Sirisë
(last modified Wed, 03 Jul 2019 19:26:46 GMT )
Korrik 03, 2019 21:26 Europe/Tirane
  • Zbulohet një varr masiv në Raka të Sirisë

Zyrtarët sirianë kanë zbuluar një varr masiv që përmban trupat e dhjetëra njerëzve të ekzekutuar nga anëtarët e grupit terrorist ISIS pranë qytetit veriperëndimor Raka.

Shefi i Shoqatës Mjekësore të qytetit Raka, Xhemal al-Isa, i tha agjencisë zyrtare të lajmeve të Sirisë SANA se autoritetet lokale bënë zbulimin në periferi të fermës bujqësore al-Fukheikha, rreth 455 kilometra në verilindje të kryeqytetit Damask dhe në këtë varr janë gjetur rreth 200 kufoma. Ai shtoi se disa nga kufomat ishin veshur me veshje ngjyrë portokalli që zakonisht visheshin nga të burgosurit e ISIS-it. "Çdo ditë, zbulohen më shumë krime që janë kryer nga grupi terrorist ISIS dhe aleanca ushtarake e paligjshme e udhëhequr nga SHBA në Raka," shtoi Xhemal al-Isa. Më 31 tetor 2018, forcat qeveritare siriane zbuluan një varr masiv që përmbante trupat e më shumë se 1.500 njerëzve, të cilët kishin humbur jetën kur koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, duke supozuar se luftonte me grupin terrorist ISIS, kreu sulme ajrore kundër qytetit Raka.

 

 

Tags