Emiratet tërhiqen nga lufta e udhëhequr nga Riadi në Jemen?
Goditjet e rënda të ushtrisë dhe Komiteteve Popullore të Jemenit mbi forcat agresore duket se i kanë bindur Emiratet e Bashkuara Arabe që të tërheqin trupat e tyre nga loja dramatike e luftës në Jemen.
Sipas të përditshmes amerikane Wall Street Journal, Emiratet e Bashkuara Arabe dëshirojnë të tërheqin shumicën e forcave të tyre nga fushata ushtarake e Riadit kundër Jemenit, duke ikur nga një luftë katërvjeçare që është kundërshtuar edhe nga Kongresi i SHBA. Sipas zyrtarëve perëndimorë, javët e fundit Abu Dhabi ka filluar tërheqjen e tankeve dhe helikopterëve nga Jemeni. Qindra ushtarë emiratas të dislokuar në bregdetin e Detit të Kuq, duke përfshirë edhe ata pranë qytetit port Hudejde, që është porta kryesore e ndihmës humanitare për Jemenin, janë evakuuar. Ndërkohë, forcat jemenase që thuhet se janë të ndërgjegjshëm për ndryshimet strategjike në politikën e Abu Dhabit, kanë pezulluar operacionet kundër pozicioneve të forcave të EBA. Sipas gazetës Rai al-Youm, sundimtari i Dubait, Sheikh Muhamed bin Rashid Al Maktum, luajti një rol kyç në këtë vendim. Ky i fundit u takua me princin e kurorës së Abu Dhabit për ta siguruar atë se Dubai nuk mund të paguante çmimin e një sulmi nga Ansarallahu i Jemenit kundër objekteve vitale të Emirateve. Po kjo gazetë raporton se lëvizja Ansarallah e Jemenit dërgoi dronë zbulimi mbi aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, një veprim që ka shkaktuar ankth midis sundimtarëve të Emirateve.