Arrestohen grat sykaltra të ISIS
Burimet e sigurisë së Turqisë kanë njoftuar për arrestimin e tre femrave franceze në kufijtë e këtij vendi me Sirinë.
Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi, drejtoria e sigurisë në qytetin Kilis të Turqisë ditën e mërkurë me anë të një deklarate, ka bërë të ditur se aparati anti-terror i këtij vendi pasi ka marrë informacione për vendimin e një grupi të elementëve terroriste për të hyrë në mënyrë të paligjshëm në Turqi, ka kryer operacione anti-terroriste në kufijtë e Turqisë me Sirinë.
Gjatë këtyre operacione janë arrestuar tre femra me shtetësi franceze pjesëtare të grupit terrorist ISIS të cilat ishin edhe nën përndjekje nga ana e policisë së Interpolit. Sipas këtij burimi, femrat franceze pjesëtare të ISIS së bashku me 9 fëmijë kanë tentuar të hyjnë në mënyrë të paligjshme në territorin e Turqisë, por janë arrestuar.
Policia e Turqisë edhe në muajin janar ka arrestuar 12 persona të dyshuar si pjesëtar të ISIS në mesin e tyre edhe dy femra nën përndjekje nga autoritetet e sigurisë së Francës. Këta persona janë arrestuar në provincën Bursa në veriperëndim të Turqisë. Forcat e sigurisë së Turqisë edhe gjatë muajit të kaluar kanë arrestuar 18 persona të dyshuar për lidhje me grupin terrorist ISIS në tre provinca të këtij vendi.
Sipas autoriteteve të Turqisë, deri më tani janë arrestuar 2000 persona në këtë vend si të dyshuar për lidhje me grupin terrorist ISIS ndërsa janë dëbuar nga ky vend edhe 7000 persona të tjerë për shkak të dyshimeve për bashkëpunim me grupin terrorist ISIS.