40 të plagosur nga sulmi i sionist ndaj protestuesve palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89296-40_të_plagosur_nga_sulmi_i_sionist_ndaj_protestuesve_palestinezë
Ministria e shëndetësisë e Palestinës njoftoi se në protestën e 65-të për të drejtën e kthimit në Gaza, 40 palestinezë janë plagosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 06, 2019 05:27 Europe/Tirane
  • 40 të plagosur nga sulmi i sionist ndaj protestuesve palestinezë

Ministria e shëndetësisë e Palestinës njoftoi se në protestën e 65-të për të drejtën e kthimit në Gaza, 40 palestinezë janë plagosur.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Alam sipas të cilës protesta e kësaj jave është quajtur “ Uniteti dhe fundi i mosmarrëveshjeve”. Forcat e regjimit sionist për të shtypur protestat e palestinezëve përveçse përdorin gaz lotsjellës dhe helmues përdorin edhe plumba realë. Në mesin e të plagosurve në protestën e djeshme gjenden edhe 5 pjesëtarë të ndihmës së shpejtë dhe 4 gazetarë. Protesta për të drejtën e kthimit në Gaza ka nisur më 30 mars të vitit 2018 me qëllim dhënien fund të pushtimit të Palestinës nga regjimi sionist dhe thyerjen e rrethimit të Gazës. Deri tani mbi 300 palestinezë kanë humbur jetën për shkak të dhunës së ushtruar nga regjimi sionist kundër protestuesve palestinezë.