Ushtria siriane kryen operacione kundër terroristëve në Idlib dhe Hamah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89307-ushtria_siriane_kryen_operacione_kundër_terroristëve_në_idlib_dhe_hamah
Njësitë e ushtrisë së Sirisë në Idlib dhe Hamah në veriperëndim të Sirisë kanë neutralizuar përpjekjet e terroristëve të cilët tentuan të kryenin sulme kamikaze në zonat e kontrolluara nga ushtria e Sirisë në këto provinca.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 06, 2019 15:46 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane kryen operacione kundër terroristëve në Idlib dhe Hamah

Njësitë e ushtrisë së Sirisë në Idlib dhe Hamah në veriperëndim të Sirisë kanë neutralizuar përpjekjet e terroristëve të cilët tentuan të kryenin sulme kamikaze në zonat e kontrolluara nga ushtria e Sirisë në këto provinca.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi, forcat e ushtrisë së Sirisë gjatë disa operacioneve kanë luftuar kundër terroristëve të grupit "Xhejshul Ize" aleatit të grupit terrorist Fronti Nusra dhe grupit terrorist "Al-Asaibul-Hamrah" i përbërë me forca të armatosura të huaja dhe arabe të cilët tentuan të kryejnë sulme kamikaze me makina autobombë.

Terroristët pak para këtyre sulmeve tokësore, kanë sulmuar me predha bazat e ushtrisë së Sirisë në rajonet e ndryshme të provincës Idlib dhe Hamah, por njësitë e artilerisë së ushtrisë siriane u janë kundërpërgjigjur këtyre sulmeve.

Të premten ushtria e Sirisë gjithashtu ka sulmuar bazat e grupit terrorist "Partia e Kurdistanit" në pjesën veriore të Hamah dhe ka vrarë me dhjetëra pjesëtarë të këtij grupi dhe me ka shkatërruar pajisjet e tyre luftarake.

Ndërkohë një grup i inteligjencës së Sirisë gjatë një operacioni ushtarak kundër grupeve terroriste në rajonin Xhebelul-Arbain në Idlib, ka shkatërruar depot e municionit të këtyre grupeve terroriste.