Ministri i Jashtëm i Omanit viziton Sirinë, takohet me Asadin
Ministri i Jashtëm i Omanit, Jusuf bin Alavi bin Abdullah ka kryer një vizitë zyrtare në Damask për bisedime me presidentin sirian Bashar Asad mbi mënyrat e rivendosjes së stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme, pas prirjes në rritje të arabëve drejt qeverisë së Damaskut tani që Siria duket të jetë në pragun e fitores së plotë kundër terroristëve të huaj.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA raportoi se Asad shkëmbeu pikëpamje mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare dhe krizat që po kalon rajoni. Presidenti sirian gjithashtu diskutoi me diplomatin më të lartë të Omanit "sfidat ekonomike dhe politike në rajon" dhe mjetet e disponueshme për t'u përballur me to. Disa vende arabe kohët e fundit kanë rritur përpjekjet për të normalizuar lidhjet me Sirinë, pasi trupat siriane kanë arritur fitore të mëdha kundër terroristëve të huaj që luftojnë për të rrëzuar qeverinë e Damaskut.