Ministri i Jashtëm i Omanit viziton Sirinë, takohet me Asadin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89340-ministri_i_jashtëm_i_omanit_viziton_sirinë_takohet_me_asadin
Ministri i Jashtëm i Omanit, Jusuf bin Alavi bin Abdullah ka kryer një vizitë zyrtare në Damask për bisedime me presidentin sirian Bashar Asad mbi mënyrat e rivendosjes së stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme, pas prirjes në rritje të arabëve drejt qeverisë së Damaskut tani që Siria duket të jetë në pragun e fitores së plotë kundër terroristëve të huaj.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 07, 2019 16:57 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm i Omanit viziton Sirinë, takohet me Asadin

Ministri i Jashtëm i Omanit, Jusuf bin Alavi bin Abdullah ka kryer një vizitë zyrtare në Damask për bisedime me presidentin sirian Bashar Asad mbi mënyrat e rivendosjes së stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme, pas prirjes në rritje të arabëve drejt qeverisë së Damaskut tani që Siria duket të jetë në pragun e fitores së plotë kundër terroristëve të huaj.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA raportoi se Asad shkëmbeu pikëpamje mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare dhe krizat që po kalon rajoni. Presidenti sirian gjithashtu diskutoi me diplomatin më të lartë të Omanit "sfidat ekonomike dhe politike në rajon" dhe mjetet e disponueshme për t'u përballur me to. Disa vende arabe kohët e fundit kanë rritur përpjekjet për të normalizuar lidhjet me Sirinë, pasi trupat siriane kanë arritur fitore të mëdha kundër terroristëve të huaj që luftojnë për të rrëzuar qeverinë e Damaskut.