Emiratet e Bashkuara Arabe trokasin në portën e Iranit?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89440-emiratet_e_bashkuara_arabe_trokasin_në_portën_e_iranit
Pasi kuptuan dobësinë e tyre përballë Iranit dhe Jemenit, Emiratet e Bashkuara Arabe vendosën të bënin një tërheqje nga Jemeni, si dhe duke dërguar në Teheran një përfaqësues për të bërë tre oferta.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 11, 2019 17:11 Europe/Tirane
  • Emiratet e Bashkuara Arabe trokasin në portën e Iranit?

Pasi kuptuan dobësinë e tyre përballë Iranit dhe Jemenit, Emiratet e Bashkuara Arabe vendosën të bënin një tërheqje nga Jemeni, si dhe duke dërguar në Teheran një përfaqësues për të bërë tre oferta.

Tërheqja e disa prej forcave të Emirateve nga Jemeni është përfolur shumë në ditët e fundit. Megjithë dyshimet, gazeta libaneze Al-Akhbar shkruan se autoritetet në Abu Dhabi duket se kanë marrë një vendim strategjik për të shuar zjarrin, flakët e të cilit më në fund kanë arritur në tokën e tyre, duke bërë thirrje për ndihmë nga Teherani dhe Moska. Pas shpërthimeve më 12 maj në portin Fujairah të Emirateve, një delegacion i zyrtarëve të lartë të sigurisë nga Emiratet e Bashkuara Arabe shkoi në Teheran, i cili megjithatë u tregua i ftohtë dhe u tha prerazi: "Pas kalimit të vijës së kuqe nuk ka asgjë për të negociuar! ". Duke ju referuar burimeve diplomatike, Al-Akhbar tregon se udhëheqësit e Emirateve kishin bërë këto tre "oferta" në Teheran: një kthim në normalitet të marrëdhënieve mes dy vendeve, mbështetje dypalëshe për kalimet detare për të siguruar lundrimin e sigurt të tankerëve të naftës nga të gjitha vendet e Gjirit Persik dhe më në fund, vullneti i Abu Dhabit për të tërhequr trupat e tij nga Jemeni. Sipas gazetës libaneze, Emiratet nuk janë dekurajuar nga reagimi i ashpër i autoriteteve iraniane. Gjatë një vizite në Moskë në fund të qershorit 2019, Ministri i Jashtëm i EBA, Abdallah Ben ZaJed, i kërkoi palës ruse të ndërhyjë si ndërmjetës dhe të bindë Iranin, por edhe kjo tentativë nuk  pati sukses, pasi Teherani u përgjigj përsëri: "Nuk kemi asgjë për të negociuar. " Al-Akhbar beson se për iranianët, është e qartë se Abu Dhabi kërkon të zbatojë një strategji që do ta lejonte atë të dilte nga ferri i shkaktuar nga lufta në Jemen. Irani deklaroi hapur se tani e tutje, çdo ndalim për eksportin e naftës iraniane, do të rezultojë në mosqasjen e eksportuesve të tjerë në Ngushticën e Hormuzit. Pas këtij kërcënimi nga Teherani, Riadi dhe Abu Dhabi prisnin që flakët e një lufte të SHBA të shkatërrojnë Iranin. Por Shtetet e Bashkuara i kanë lënë ata të zhgënjyer, duke mos reaguar as për rrëzimin e dronit të tyre ultra të sofistikuar me vlerë më shumë se 120 milionë dollarë, shkruan Al-Akhbar. Emiratet e kanë kuptuar se Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë shmangur sulmin ndaj Iranit gjatë kohës së kulmit të tensioneve, nuk do ta bëjnë këtë sulm as më vonë.