Hashd al-Shaabi në ndjekje të Abu Bakr al-Bagdadit
Nuk ka kaluar shumë kohë që nga publikimi i një regjistrimi audio që dëshmon përfshirjen e drejtpërdrejtë të trupave amerikane në vrasjen e luftëtarëve irakianë në kulmin e luftës kundër ISIS.
Luftëtarët e Hashd al-Shaabit, të cilët për një javë kanë kryer një ofensivë masive në kufijtë mes Sirisë dh Irakut, po kërkojnë "kalifin amerikan" dhe agjentin më të lartë të CIA-s, Abu Bakr al-Bagdadi, protagonist i skenarit të copëtimit të Irakut për interesat e Shteteve të Bashkuara. Operacioni "Vullneti për fitore" synon të kapë Abu Bakr al-Bagdadin, udhëheqës i grupit terrorist ISIS, kursi i përgjakshëm i të cilit është i njohur për të gjithë. Pas humbjes së tyre në Irak dhe Siri, mbetjet takfiriste nën kontrollin e tij tani veprojnë nëpërmjet qelizave të fjetura. Duke iu referuar vazhdimit të operacionit "Vullneti për fitore" kundër celulave të fjetura të takfiristëve në një rajon të gjerë shkretinor në kufirin e tri provincave Salahedin, Ninva dhe alAnbar, burimet irakiane i referohen objektivit kryesor të operacionit, që është kapja e kreut të ISIS, Abu Bekr al-Bagdadi. Këto burime theksuan përparimin e dukshëm të bërë në këtë qëllim nga forcat irakiane gjatë operacionit. Në fakt, burime të besueshme informacioni raportojnë për praninë e al-Bagdadit në shkretëtirën perëndimore të Irakut. Forcat irakiane kanë bërë përparim të konsiderueshëm në zonat e shkretëtirës dhe maleve të tri krahinave, duke mbuluar një sipërfaqe prej 42% të sipërfaqes totale të Irakut, falë veprimit të përbashkët spektakolar të Ushtrisë Irakiane dhe Njësive të Mobilizimit Popullor ( Hashd al-Shaabi). Ndërkohë, Ali al-Hoseini, komandant i frontit verior të ushtrisë irakiane, shpjegoi se shtrirja e operacionit " Vullneti për fitore " ishte "shumë e madhe", përpara se të deklaronte: "Fronti ynë është shumë larg nga fronti i forcave të armatosura dhe organizatave të tjera ushtarake. Mbulimi ajror nuk sigurohet nga koalicioni ndërkombëtar, por nga Forcat Ajrore të Irakut. " "Në të vërtetë, nuk duam mbështetje ajrore, sepse aktiviteti ynë në terren është spastrimi dhe jo lufta," tha ai, duke shpjeguar se misioni është i natyrës tokësore. Ky operacion zhvillohet në një kohë kur sipas mendimit të një parlamentari irakian, ambasada amerikane në Bagdad është bërë një strofkë e Mossad-it dhe ISIS-it. "Ambasada e SHBA në Bagdad është bërë një strofkë e Mossad-it dhe ISIS-it", tha Hassan Salam, përfaqësues i fraksionit Sadekiun në parlamentin irakian. "Ambasada amerikane ka braktisur detyrimet diplomatike, është kthyer në një bazë të Mossadit izraelit dhe ISIS-it dhe po ndërhyn në punët e brendshme të Irakut", theksoi parlamentari irakian. SHBA nëpërmjet ambasadë së tyre në Bagdad kanë ndërhyrë shumë herë në institucionet shtetërore të Irakut duke kërkuar shpërbërjen e forcave popullore Hashd al-Shaabi, të cilat kanë qenë në pararojë të luftës kundër ISIS në Irak. Por reagimi i zyrtarëve irakianë ndaj këtyre ndërhyrjeve ka qene i prerë. Ministri irakian i Mbrojtjes, Naxhah al-Shemari vlerësoi sakrificën e luftëtarëve të mbrojtjes popullore të quajtur Hashd al-Shaabi. " Hash dal Shaabi nuk i përket një shtrese shoqërore apo zone të caktuar, ai i takon të gjithë popullit të Irakut", tha ai duke shtuar: "Hashd al-Shaabi ka qenë heroik në fushat e betejës dhe në përfundimin e konflikteve". "Hashd al-Shaabi janë pjesë integrale e forcave të armatosura të Irakut", tha Ministri i Mbrojtjes Irakut.