Bashar Asad: Siria përball kërcënimeve të Amerikës, qëndron përkrah Iranit
Presidenti i Sirisë ka theksuar mbështetjen e Damaskut ndaj Teheranit në përballje me kërcënimet e Amerikës.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Bashar Asad, presidenti i Sirisë, ditën e shtunë në takim me Husejn Amir Abdulahjan, asistentin special për çështje ndërkombëtare të kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit, deklaroi: "Siria përball kërcënimeve dhe veprimeve të paligjshme të Amerikës kundër popullit të Iranit, qëndron përkrah Teheranit.
Husejn Amir Abdulahjan gjithashtu në këtë takim ka shpjeguar politikat e Republikës Islamike të Iranit për të mbrojtur interesat e popullit iranian përball politikave armiqësore të qeverisë së Amerikës.
Marrëdhëniet bilaterale mes Sirisë dhe Iranit, lufta kundër terrorizmit në Siri dhe situata në rajonin e Azisë Perëndimore ishin prej temave më të rëndësishme të bisedimeve mes presidentit të Sirisë, Bashar Asad dhe funksionarit iranian Amir Abdulahjan.