Arrestohen rreth 2800 palestinez që nga fillimi i këtij viti
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89538-arrestohen_rreth_2800_palestinez_që_nga_fillimi_i_këtij_viti
Forcat ushtarake të regjimit sionist që nga fillimi i këtij viti e deri më tani kanë arrestuar rreth 2800 palestinezë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 15, 2019 12:03 Europe/Tirane
  • Arrestohen rreth 2800 palestinez që nga fillimi i këtij viti

Forcat ushtarake të regjimit sionist që nga fillimi i këtij viti e deri më tani kanë arrestuar rreth 2800 palestinezë.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se organizata e të drejtave të njeriut në Palestinë (qendra për çështjet e të burgosurve palestinez, klubi i të burgosurve palestinez, qendra për mbrojtjen e të burgosurve dhe të drejtave të njeriut) gjatë një raporti, kanë deklaruar se 446 persona prej të burgosurve palestinezë gjatë këtij viti janë fëmijë dhe 76 gra.

Sipas këtij raporti, numri i të burgosurve palestinez në burgjet e regjimit sionist deri në fund të muajit të kaluar ka shkuar në 5500 persona që në mesin e tyre 43 janë gra dhe 220 persona janë fëmijë. Gjithashtu rreth 500 të burgosur të tjerë palestinez akoma nuk janë gjykuar dhe po qëndrojnë nën arrestim të përkohshëm.

Sipas qendrës palestineze për informim, aktualisht rreth 7 të burgosur palestinez në shenje proteste ndaj qëndrimit nën arrestim të përkohshëm në burgjet e regjimit sionist dhe për shkak të keqtrajtimit nga autoritetet e burgjeve sionist, kanë hyrë në grevë urie.

Që nga fillimi i këtij viti, 17 të burgosur palestinezë që janë liruar më parë nga burgjet, përsëri janë arrestuar nga forcat e regjimit sionist dhe një i burgosur është martirizuar.