Jemen, Riadi kërkon rrugëdalje
Në fillim të luftës kundër Jemenit, Arabia Saudite pretendonte se do të përfundonte punë për një javë, me lëvizjen jemenase Ansarallah.
Sot, pas tërheqjes së pjesshme të Emirateve nga koalicioni agresor saudit, sauditët, më të izoluar se kurrë, janë kthyer në pozita mbrojtëse. Në javët e fundit, tërheqja e forcave të Emirateve nga Jemeni dhe arsyet për këtë vendim kanë bërë shumë bujë në lajme. "Dallimet strategjike midis Riadit dhe Abu Dhabit po shfaqen çdo ditë e më shumë. Arabia Saudite preferon të fokusojë operacionet e koalicionit në zonat veriore të Jemenit nga ku kryhen sulmet në aeroportet Abha dhe Xhizan, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe dëshirojnë t'u japin përparësi operacioneve sulmuese në jug, sidomos në portin e Adenit, "shkroi gazeta izraelite Haaretz. Ngjashëm, gazeta Rai al-Youm kohët e fundit ka shkruar se sauditët janë të vetëm dhe të braktisur në Jemen. "Ata janë në shënjestër të kritikëve ndërkombëtarë që fajësojnë sauditë për vdekjen e mijëra civilëve jemenas. EBA , e cila u konsiderua aleat i Riadit në luftë, tha se e zëvendësoi strategjinë e luftës me paqe ", shkruan gazeta, duke shtuar: "Dhe politikisht dhe ushtarakisht, imazhi i Arabisë Saudite është dëmtuar aq shumë saqë zëvendësi i lëvizjes Ansarallah i ofroi Riadit të blejë armë jemenase, pasi sistemi raketor amerikan Patriot nuk është në gjendje të mbrojë territorin saudit nga raketat e Jemenit. "